KONTRATA E RE KOLEKTIVE DHE ARRITJE TE TJERA Me 16 dhjetor 2015 u nenshkruara Kontrata e re Kolektive e Punes midis Ministrise se Arsimit dhe Sportit dhe Federates se Sindikatave te Arsimit e Shkences dhe Sindikates se Pavarur te Arsimit Shqiptar. Per nje periudhe 17 vjecare, kjo eshte kontrata e gjashte kolektive qe FSASH/SPASH nenshkruajne se bashku ne rolin e punemarresit me Ministrine e Arsimit.
- U arrit anullimi i VKM Nr. 617 date 08.07.2010, sipas te cilit mbi 12 000 mesues qe kishin mbaruar fakultete mesuesie 3 vjecare me cikel te mbyllur, kalonin nga grupi i pare ne grupin e dyte te pagave. Kjo ulje ne kategori i kushtonte cdo mesuesi 5 000 deri ne 6 500 leke ( te reja) me pak ne pagen e tij mujore, ose zbritje ne pagen vjetore mbi 120 000 leke. - Mbas 3 tentativave te bera ne vitet 2006, 2010 dhe 2014, qe ne kuader te ligjit per profesionet e rregulluara, te imponohej ne profesionin e mesuesise, “Urdheri i Mesuesit “, sindikatat, me argumente ligjore dhe me mbeshtetjen e EI dhe ETUCE, e kundershtuan dhe arriten ta perjashtojne kete “Urdher…” nga profesioni i mesuesit. Perfshirja ne ligj e “Urdherit te Mesuesit” do te ndikonte drejtperdrejt ne sigurine e vendit te punes te cdo mesuesi, do t’i detyronte te gjithe mesuesit e sistemit parauniversitar te arsimit qe t’i nenshtroheshin licensimit ne menyre periodike cdo 3-4 vjet, duke paguar, pervec kuotes mujore, edhe nje kuote per cdo licensim prej rreth 10 mije lekesh. - Me kembenguljen e FSASH/SPASH, ne vitin 2011 dhe ne vitin 2015, u arrit qe mesuesit e sistemit 9 vjecar dhe te mesem, te cilet udhetojne mbi 5 km per te shkuar ne vendin e punes, te perfitojne, jo vetem transportin falas, por edhe pagesen e veshtiresise per largesi nga vendbanimi. - FSASH/SPASH, me objektivitet dhe profesionalizem, kane bere nje pune te vleresuar ne hartimin e Ligjit 69/2012 “ Per Sistemin Arsimor Parauniversitar ne Republiken e Shqiperise”. Dispozitat e ketij Ligji per kriteret e emerimit, levizjes, kualifikimit dhe largimit nga puna te mesuesit, jane perpunuar dhe formuluar ne konsultim me sindikatat. Ishte mbrojtja qe sindikatat u bene ketyre dispozitave para Komisionit Parlamentar te Edukimit dhe Medias, qe mundesoi kalimin e ketij Ligji, jo vetem ne Komision, por edhe ne Parlament me konsensus. Pika 5 e nenit 72 te Ligjit 69/2012, qe garanton vendin e punes per mesuesit e mbrojtur me kontrate kolektive eshte perpunuar dhe miratuar me kembenguljen e sindikatave. - Me kembenguljen e FSASH/SPASH per nje kohe te gjate, ne vitin 2014, me mirekuptimin me MAS, u arrit te ulet norma mesimore e mesuesve nga 2 deri ne 4 ore ne jave, ora e kujdestarise u vleresua nga nje ne dy ore ne jave, duke lehtesuar ngarkesen ne auditor te mesuesve dhe duke mundesuar mbajtjen ne pune te me shume se 1 000 mesuesve, si edhe me Udhezimin ne fjale, Nr. 44, dt. 16. 10. 2014, u vendos qe numri i nxenesve ne klasa te jete 30-32 nxenes. - Me insistimin dhe argumentimin e sindikatave, u arrit qe MAS te perjashtoje nga testimi te gjithe mesuesit qe kane fituar shallen e pare te kualifikimit, ose mbi 50 perqind te numrit te pergjithshm te mesuesve. - Me nderhyrjen e menjehershme dhe te vendosur te FSASH/SPASH, jane ndaluar veprime arbitrare, te kunderligjshme, qe u kushtonin dhjetra e dhjetra mesuesve humbjen e vendit te punes. Tipik eshte shembulli i shkolles se Hotolishtit ne rrethin e Librazhdit, ku u largua nga puna i gjithe kolektivi i shkolles, perfshire edhe drejtorin. Nderhyrja e sindikatave beri qe ky veprim arbitrar te korrigjohej brenda 2-3 diteve. - FSASH/SPASH, si partner ligjor te punedhenesit, kane ofruar dhe ofrojne bashkepunimin dhe ndihmesen e tyre per te arritur objektivat e perbashketa per rritjen e shkalles se kualifikimit te mesuesve, per te mundesuar nje arsim cilesor publik dhe per te krijuar mundesi reale per te gjithe nxenesit qe te shkollohen. Tirane, janar 2016
|